Putin gabon në histori, e korrigjon nxënësi! Drejtori i shkollës bëhet keq (VIDEO)

Presidenti rus Vladimir Putin pati një situatë pak të pakëndshmë gjatë komunikimit me disa nga nxënësit më të mirë të historisë.

Presidenti Vladimir Putin kaloi Ditën e Dijes, 1 Shtatorin, në qytetin lindor të Vladivostokit, ku edhe vizitoi një shkollë në qytet dhe pati biseda me nxënësit.

Por gjatë bisedës me ta, ai bëri një gabim të vogël. Ndërsa iu përgjigj një pyetjeje nga Nikanor Tolstykh, një nxënëse nga Vorkuta, Putini i ngatërroi luftërat. Presidenti rus tha se Pjetri i Madh (Pjetri I) luftoi kundër Suedisë në “Luftën Shtatëvjeçare”.

“A e shkaktoi Pjetri i Parë Luftën 7-vjeçare? Pse ai luftoi suedezët për shtatë vjet? Mund ta imagjinoni se ku është Suedia dhe ku është Poltava”, tha Putin.

Pasi Putini mbaroi së foluri, Nikanor Tolstykh e korrigjoi presidentin duke i kujtuar se Rusia luftoi Suedinë në Luftën e Madhe Veriore, një konflikt që zgjati 21 vjet (nga 1700-1721). Putin pranoi gabimin dhe falënderoi Tolstykh për “korrigjimin e vogël”.

Megjithëse Putini dukej i pashqetësuar nga ndodhia, drejtori i shkollës së Tolstykhit nuk ishte aspak i kënaqur. Në një intervistë me faqen e lajmeve Podyom, ai e cilësoi nxënësin si një arrogant, duke shtuar se i mungonte “modestia”./albeu.com


Shtuar 3.09.2021 16:04