Puthja e fëmijëve nga prindërit në buzë, gabim apo shenjë dashurie?

Puthja e fëmijëve në buzë i ndan prindërit në dy grupe: ata që e shohin si krejt normale që një prind të puthë fëmijën e tij në buzë dhe grupi i dytë, që e kundërshton në mënyrë kategorike një gjest të tillë.

Dashuria për fëmijën mund të shprehet në shumë mënyra të tjera: me përqafime, me përkëdhelje ose thjesht duke i ndenjur pranë. Puthja në buzë është një “veprim të rriturish”, që është i pavend në këtë rast.

Edhe te fëmijët goja është një zonë erogjene. Përjashtimi i vetëm bëhet te të sapolindurit gjatë kohës që ushqehen me gji; kohë në të cilën fëmijët kanë një simbiozë totale me të dy prindërit e tyre.

Ekspertët thonë se në moshën 2-3 vjeçare fëmija e percepton veten si të ndarë nga prindërit dhe ata si të veçuar nga njëri-tjetri, si dhe fëmijët nga të rriturit. Kështu në këtë moshë, puthja e fëmijës në buzë mund të sjellë konfuzion.

Buzët dhe vetë goja janë “kufijtë personalë” të trupit të një fëmije. Sipas psikologëve, kur puth një fëmijë në buzë ti i tregon atyre se çdo pjesë trupi është e hapur dhe dikush mund të hyjë në atë “territor” pa problem.

Mjekët, veçanërisht dentistët, paralajmërojnë se në gojën e të rriturve ka me qindra mikrobe, që ndonëse nuk transmetohen tek një tjetër i rritur, kalojnë tek fëmija. Imuniteti i tyre i dobët nuk i përballon dhe kjo mund të shkaktojë infeksione të rënda.

Ndërkohë, më herët, psikologia Sally–Ann Mccormack ka thënë për The Sun se nuk është aspak e vërtetë që puthja e fëmijëve në buzë nga ana e prindërve të tyre mund të jetë hutuese për të vegjlit./Albeu.com/


Shtuar 18.04.2023 10:11