Duke folur në televizionin ukrainas, kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko tha se gjysma e popullsisë totale të kryeqytetit është larguar nga qyteti ndërsa forcat ruse përparojnë në qytet, raporton AFP.
“Nga informacionet tona, një në dy banorë të Kievit është larguar nga qyteti.
Pak më pak se dy milionë njerëz janë larguar aktualisht. Megjithatë, Kievi është shndërruar në një kështjellë. Çdo rrugë, çdo ndërtesë, çdo postblloqe është fortifikuar,” shpreht kryebashkiaku.