Janë identifikuar 4 anëtarët e familjes që u shua sot në aksidentin tragjik në aksin Fier-Vlorë.
Mësohet se viktimat i përkasin familjes Gushi nga Patosi. Familja Gushi ishte nisur për pushime në jug të vendit, kur një makinë tip Audi përplasi Toyota-n e tyre nga mbrapa, duke i nxjerrë nga rruga.
Për pasojë, humbën jetën dy prindërit dhe fëmijët e tyre. Viktimat janë: E. G., 44 vjeç, S. G., 33 vjeçe, A. G., 14 vjeçe dhe E. G., 9 vjeçe.
Makina ishte shkatërruar komplet duke bërë të vështirë nxjerrjen e trupave nga automjeti.Ndërkohë, në spitalin e Vlorës po marrin mjekim 3 shtetasit që udhëtonin me mjetin “Audi”, I. M., F. L dhe G. S., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi
Vlorë
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, ju bëjmë me dije se:
Si pasojë e aksidentit kanë ndërruar jetë 4 personat që udhëtonin me mjetin “Toyota”, shtetasit E. G., 44 vjeç, S. G., 33 vjeçe, A. G., 14 vjeçe dhe E. G., 9 vjeçe.
Ndërkohë, në spitalin e Vlorës po marrin mjekim 3 shtetasit që udhëtonin me mjetin “Audi”, I. M., F. L dhe G. S., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Vijojnë veprimet nga grupi hetimor, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.