Punëtori rrëzohet nga lartësia dhe humb jetën, arrestohet administratori i firmës në Tiranë

Ditën e djeshme, një ngjarje e rëndë u regjistrua në kryeqytet, ku shtetasi me inicialet A.Sh, teksa po punonte në një firmë ndërtimi në afërsi të Liqenit të Thatë, është rrëzuar dhe ka rënë nga lartësia, ku fatkeqësisht ka humbur edhe jetën.

Sipas informacioneve policore, shtetasi me iniciale Dh. M., 47-vjeç, banues në Tiranë, është vënë në pranga.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin Dh. M., 47-vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Ditën e djeshme, në firmën në administrim nga 47-vjeçari, në afërsi të Liqenit të Thatë, ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar dhe ka humbur jetën shtetasi A. Sh.