Publikohen FOTOT e Julian Meçes dhe Plarent Dervishajt, shikoni si kanë ndryshuar!

Publikohen fotot e të dy të arrestuarve nga ambientet e sigurisë së Drejtorisë së Policisë Tiranë.

Në një konferencë për mediat, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka thënë se janë arrestuar 2 eksponentë kriminalë, Julian Meçe dhe Plarent Dervishaj.

Dervishaj dhe Meçaj kërkoheshin nga autoritetet shqiptare për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, te mbikalimi i Shkozetit, ngjarje e ndodhur në vitin 2019.

Rrumbullaku tha se është bërë ekzekutimi i vendimeve ndaj Dervishajt dhe Meçajt dhe ndodhen pranë dhomave të sigurisë së Drejtorisë së Policisë së Tiranës për vënien në dispozicion të Prokurorisë së Posaçme. /voxnews


Shtuar 14.08.2024 18:07