Paris Saint Germain ka patur një sfidë të vështirë le të them ndaj Milanit për shërbimet e mesfushorit portugez, Renato Sanches.
Tashmë duket se klubi francez ka arritur të fitojë këtë betejë me klubin italian për shërbimet e të talentuarit të Lille. Sipas gazetarit të njohur italian, Fabrizio Romano, negociatat me Lille janë drejt përfundimit. Në arkat e Lille do të depozitohen rreth 15 milionë euro për kartonin e portugezit.
PSG ka arritur marrëveshjen personale me Renato Sanches, dhe tashmë pret vetëm detajet e vogla me Lille që të përfundojnë./ h.ll/albeu.com