PSG pa Neymar në Mynih, Messi: Do të shkojmë për të fituar

Pak minuta pasi u konfirmua se Neymar do të ketë nevojë për operacion për dëmtimin e kyçit të këmbës dhe do të humbasë pjesën e mbetur të sezonit, ka folur shoku i tij i skuadrës, Lionel Messi.

Messi deklaroi se PSG do të shkojë në Mynih vetëm për fitore, duke siguruar kualifikimin në fazën tjetër të Chamoions League.

“Është e rëndësishme që ne të arrijmë pas tre fitoreve që na dhanë besim dhe na lejuan të punojmë me një frymë tjetër. Ne po shkojmë në Mynih për të fituar. E dimë vështirësinë e sfidës, por jemi të përgatitur. Kështu do të jetë lojë si në ndeshjen e parë, e cila u vendos nga detajet e vogla. Skuadra ka paraqitur një imazh ndryshe javët e fundit dhe ka shpresën për t’u rikthyer dhe për të vazhduar rrugën në Champions League”, tha në një intervistë kampioni argjentinas i botës. /albeu.com


Shtuar 6.03.2023 20:11