PSG gjen pasuesin e Mbappe, nis sulmin për Salah (FOTO LAJM)

“Telefoot” raporton se Mohamed Salah është sulmuesi ideal për të zëvendësuar Kylian Mbappe.

Francezi pritet të largohet nga PSG pasi ka refuzuar rinovimin madje ja ka bërë të ditur klubit se kërkon largimin që këtë verë.

Sipas gazetës italiane, Salah shihet si më favoriti dhe negociatat tashmë kanë nisur.

Salah ka kontratë me “Reds” deri në verën e vitit 2023, por asnjëherë nuk e ka mohuar largimin.

Në rast që Mbappe shitet për një vlerë të lartë, atëherë klubi do të këtë mjaftueshëm para për të financuar transferimin e egjiptianit.

 


Shtuar 11.04.2021 21:58

Tags: , ,