Porosia nga Izraeli, PD e Durrësit blen qindra përgjues për zgjedhjet

Partia Demokratike duket se po merr të gjitha masat për të mos lejuar siç thotë ajo vjedhjen e votës nga Rilindja. Burime bëjnë me dije se gjatë ditëve të fundit dega e PD-së së Durrësit ka blerë një numër të mash pajisjesh përgjuese, të cilat duket se do të përdoren ditën e zgjedhjeve dhe gjatë fushatës për të monitoruar eksponentët e majtës në mënyrë që të parandalojnë tentativat për të manipuluar apo blerë votat.

Siç mësohet, dy ditë më parë ka mbërritur porosia e bërë në një kompani izraelite me qindra përgjues dhe kamera të fshehta të formave të ndryshme, të cilat do t’u jepen demokratëve dhe përfaqësuesve të tyre në qendrat e votimit për të monitoruar gjithçka para, gjatë dhe pas zgjedhjeve.

Ky është një veprim i paprecedent që bëhet në kuadër të zgjedhjeve, PD, të paktën ajo e Durrësit, duket se e ka shumë seriozisht duke vepruar siç kishin paralajmëruar edhe më herët.  /shikoje.al


Shtuar 11.04.2021 21:56