Pse ndodhi incidenti në Maliq? I plagosuri tregon ngjarjen: Shtynë nënën e sëmurë

Çifti Avdolli ka treguar për mediat se pse ndodhi sherri në Maliq, ku u goditën me karrige nga vëzhguesi i PD.

Të gjakosur në fytyrë dhe kokë, ata tregojnë se u futën me nënën e tyre të sëmurë për të votuar.

Sipas tyre, nëna është shtyrë nga dy djemtë e kryeplakut të fshatit Vishme në Maliq dhe këtu ka nisi sherri.

Na u sulën me karrige e sende të forta. Janë djemtë e kryeplakut, e shtynë nënën ajo eshtë e sëmurë dhe aty nisi,” tha burri.

Votimi në qendrën e votimit ku ndodhi ngjarja është ndërprerë për momentin. Policia ka shoqëruar çiftin Avdolli dhe dy agresorët, vëzhgues të PD.


Shtuar 25.04.2021 16:39