Një sherr që lindi për gërvishtjen e makinës mes dy turistëve në Orikum ka përfunduar me lëndimin e tyre.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Orikum të Vlorës. Mësohet se dy pushuesit, pasi kanë debatuar me fjalë janë përplasur me sende të forta, aq sa kanë bërë për spital njëri-tjetrin.
Raportohet se dy të plagosurit janë transportuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Vlorës.
Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.