Masakra e Fushë-Krujës duket se ka ringjallur “ujqërit e vjetër” të krimit.
Endrit Dokle, Ramazan Rraja dhe 4 të rinjtë, Roan Brahimi, Alesio Dobrozi, Fation Murati dhe Gentjan Reçi janë personat e dyshuar nga grupi hetimor, për vrasjet e masakrës së Fushë-Krujës.
Dosja.al mësoi se Prokuroria e ka marrë tashmë listën nga sistemi Tims ku disa prej tyre rezultojnë jashtë vendit. Por një burim i afërt nga grupi hetimor informon se nuk përjashtohet mundësia që sistemi TIMS të jetë manipuluar. Masakra, e rëndë me një mesazh të fortë terrori që risjell përplasjet e forta kriminale mes grupeve në Shqipëri por edhe dy emra të njohur. Endrit Dokle dhe Ramazan Rraja. Problematikë me të shkuarën e tyre, të dy i kanë mbyllur hesapet me drejtësinë.
Kujtojmë se Dokle që prej daljes nga burgu ka “hedhur pas” të shkuarën dhe është fokusuar në botën e biznesit./albeu.com/