Partia Socialiste për mbledhjes së Kryesisë ka dalë në deklaratë për media dhe ka njohur të gjithë me emrat e kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet e pjesshme vendore që do të zhvillohen në 6 bashki më 6 mars.
Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri ka njoftuar se për Durrësin kandidate do të jetë Emirjana Sako, e cila është aktualisht e komanduar.
Në Shkodër kandidate do të jetë Majlinda Angoni, prefekte e qarkut.
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja bëri me dije se në bashkinë Dibër do të jetë kandidat Rahim Spahiu (financier).
Në Vorë do të jetë Blerim Shera (me profesion mësues) ndërsa Edison Memolla do të jetë në Rrogozinë.
Sa i takon Lushnjës, emri nuk është bërë ende i ditur. Kreu i grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla tha se emri i kandidatit për Lushnjën do të bëhet i ditur të martën, më 1 shkurt.
Kujtojmë se data e fundit për dhënin e emrave të kandidatëve është 9 shkurti, dita kur nis zyrtarisht dhe fushata në këto 6 bashki./albeu.com