PS tërheq ligjin për Amnistinë Penale nga seanca e sotme, kërkon 84 vota

Partia Socialiste, tërheq ligjin për Amnistinë Penale nga seanca e sotme. Ligji për amnistinë penale kërkon 84 vota në Kuvend.

Dje Basha pohoi se deputetët e grupit të tij, nuk do të ishin të pranishëm nëse nuk merreshin në konsideratë për këtë çështje edhe amendamentet e tyre.

Po ashtu, Basha kërkoi dhe lirimin e protestuesve të opozitës që u arrestuan ditën e tubimit nga policia.

Sakaq, sot në Kuvend do të kalojë dhe marrëveshja me Italinë.

Këto dy projektligje janë kundërshtuar nga opozita, e cila ka lëshuar dhe akuza në drejtim të qeverisë.

Ndërkohë, opozita prej disa kohësh nuk ka lejuar që seancat plenare të vijojnë në normalitet, pasi kërkojnë ngritjen e komisioneve hetimore.


Shtuar 22.02.2024 09:42