Ndërkohë që Kuvendi u mblodh sërish për të ngritur komisionin për shkarkimin e Metës, deputeti Kujtim Gjuzi ka ngritur zërin për procesin zgjedhor ku ai nuk arriti të marrë asnjë mandat.
Në fjalën e tij në Kuvend, Gjuzi është ankuar për numrin e votave të pavlefshme, duke shtuar se iu drejtuar kryeprokurorit Olsian Çela që të nisë hetimet.
Por është bërë “lëmsh” me fjalët e tij, duke i ngatërruar dhe emrin numrit një të Prokurorisë Shqiptare.
BISEDA NË KUVEND:
Gjuzi: Sot jemi me 7 maj dhe pikërisht 2 vite më parë ngritëm opozitën e re. Në fakt jemi opozitë e hershme me ju. Ka një nxitim me seancën plenare.
Ngarkesa është super e madhe dhe programi i njoftimit është as 24 orë. Ishim këtu 2 vite së bashku, ishim korrekt me ju. Ju nuk jeni korrekt me ne. Ne keni ndërprerë minutazhet.
E kemi të reduktuar dhe nuk kemi pasur mundësinë të përçojmë të vërtetën 100%. Zoti kryetar ju me 25 prill 2021, lejuat kryeministrin që të na mbante në kontroll.
Në këto kushte unë protestoj. I drejtohem kryeprokurorit Olsion Çela që të fillojë hetimet lidhur me zgjedhjet. 83 mijë qytetarë nuk ka shanse të mos dinin.
Ruçi: Mbaroi koha! 3 komente lidhur me rendin e ditës. Je njoftuar më shumë se 24 orë. Koha e debatit është vendim për shkak të pandemisë.
Lidhur me kontekstimet për votat janë komentet e tua. Duhet të kuptosh se për votat nuk diskutohet këtu. Nëse keni akesa drejtohuni institucioneve përkatëse. /albeu.com/