Protestuesit mblidhen para GJKKO-së: Arrestoni Ramën, lironi qytetarët

Qytetarët vijuan tubimin para godinës së GJKKO-së më 4 shtator, duke kërkuar lirimin e personave të arrestuar gjatë protestave të zhvilluara ditët e fundit.

Gjatë protestës u dëgjuan thirrje si “Arrestoni Ramën, lironi qytetarët”, “Gjithë Shqipëria është me ju”, “Ne nuk kemi frikë nga burgu politik” dhe “Nuk jeni vetëm”.

Të lidhura

None found

Një ditë më parë, protestuesit njoftuan se do të kërkonin lirimin e të arrestuarve, ndërsa përsëritën edhe kërkesat e lëvizjes, e cila po i afrohet ditës së 100 të saj.

Kërkesa kryesore, të cilën e cilësojnë të panegociueshme, është dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe largimi i qeverisë.

Edhe këtë mbrëmje, qytetarët pritet të mblidhen fillimisht në sheshin “Skënderbej”.

Prej aty, ata do të marshojnë drejt Kryeministrisë, ku do të mbahen fjalimet, për të vijuar më pas lëvizjen në rrugët e kryeqytetit.

Tubimi i mbrëmshëm shënoi ditën e 96-të të mobilizimit. Pjesëmarrësit u mblodhën në fillim para Kryeministrisë dhe më pas marshuan nëpër rrugët e Tiranës, duke mbajtur flamuj kombëtarë dhe flakadanë.

Gjatë protestës u përsëritën edhe thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, “Ju erdhi fundi” dhe “Shqipëri e Re”.


sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomsuperbetin girişMarsbahisMarsbahisSuperbetinMarsbahisonwin adresianında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomMarsbahisMarsbahisMarsbahisVaycasinoHoliganbetHoliganbetPusulabetmatbetmarsbahisromabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetonwin adresijojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerPusulabetJojobetjojobet girişJojobet GirişroketbetMarsbahispusulabetjojobetCasibomMarsbahisjojobetJojobetmarsbahis giriş