Aktivistja Sidorela Vatnikaj, ka bërë thirrje për lirimin e protestuesve të arrestuar dhe ka kërkuar ndalimin e asaj që ajo e cilëson si dhunë policore gjatë protestave.
Vatnikaj tha se protestuesit kanë qenë të shqetësuar për mënyrën se si janë kryer arrestimet, duke theksuar se nga pamjet e publikuara numri i efektivëve të policisë ka qenë më i madh se ai i protestuesve.
Të lidhura
None found
“Duam lirimin e protestuesve dhe ndalimin e dhunës policore. Ata kanë qenë të shqetësuar sepse arrestimet kanë qenë të dhunshme. Nuk e di nëse ka pretendime për dhunë specifike, por nga pamjet numri i policëve ka qenë më i madh se numri i protestuesve”, u shpreh ajo.
Vatnikaj deklaroi se protestat do të vijojnë çdo ditë, deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
“Ne do të protestojmë çdo ditë, derisa Rama të dorëhiqet”, tha aktivistja,.
Sipas saj, protestuesit kërkojnë edhe ndryshimin e klasës politike dhe krijimin e një klase te re politike. Vatnikaj paralajmeroi per dy protesta kombetare.
“Kërkesa është edhe për ndryshimin e klasës politike, për një klasë politike jo të korruptuar. Protesta do të vazhdojë çdo ditë. Ne do të jemi çdo ditë për të kërkuar dorëheqjen e Ramës dhe nisjen e proceseve demokratike. Ditën e hënë bëhen 100 ditë. Të hënën dhe të shtunën kemi dy protesta kombëtare dhe presim mobilizim maksimal”, përfundoi ajo.
