Një protestë do të zhvillohet sot para Kuvendit të Kosovës, duke nisur nga ora 08:00.
Të lidhura
None found
Protestuesit kërkojnë që deputetët të votojnë ndryshimin e Ligjit për Specialen.
Disa prej tyre e kanë kaluar natën pranë objektit të Parlamentit.
Nismës i janë bashkuar edhe veteranë, studentë dhe një numër i madh qytetarësh.
Një ditë më parë, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, deklaroi se është optimist që ndryshimi i ligjit do të sigurojë mbështetjen e nevojshme në Kuvend.
