Xhymshiti i përgjigjet thirrjes së Endrit Thaçit: Kush do t’ua rikthejë familjeve 96 viktimat?

Thirrja e Endrit Thaçit drejtuar partive politike për bashkim në mbështetje të ndryshimeve ligjore, me synim krijimin e mundësisë që ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-krerë të tjerë të UÇK-së të lirohen, ka shkaktuar reagime të forta.

Të lidhura

None found

Gazetari dhe publicisti Vudi Xhymshiti e ka kundërshtuar këtë qëndrim, duke e zhvendosur vëmendjen te familjet e viktimave të luftës dhe te pasojat e vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, raporton “Bota sot”.

“Endrit Thaçi, përpara se t’u kërkosh partive të bashkohen për babanë tënd, ndalo te një familje që ende e mban në mur fotografinë e njeriut të vrarë. Pyeti ata se kush bashkohet për ta dhe kush ua kthen njeriun e tyre. Shko te familja e Behajdin Allaqit, Endrit.

Ti kërkon që babai yt të rikthehet në shtëpi, por ka fëmijë që janë rritur pa e pasur kurrë këtë mundësi. Ka gra që kanë pritur bashkëshortët e tyre dhe nëna që kanë pritur djemtë. Ka fëmijë që e kanë njohur vdekjen përpara se të kuptonin jetën. Për këta njerëz nuk pati ndryshime ligjore dhe as parti të bashkuara; mbeti vetëm një vend bosh në shtëpi dhe një varr.

Gjykata konstatoi përgjegjësi penale për 385 ndalime arbitrare, 49 viktima të trajtimit mizor, 303 viktima të torturës dhe 96 viktima të vrasjes. Hashim Thaçi u dënua me 25 vjet burg. Po ashtu, gjykata vlerësoi se ai dhe bashkë të akuzuarit kishin dhënë kontribut të rëndësishëm në qëllimin e përbashkët kriminal për shënjestrimin e kundërshtarëve të perceptuar.

Prandaj, Endrit, mos ua paraqit familjeve të viktimave dhimbjen tënde sikur të jetë më e madhe se e tyre. Babai yt është gjallë: mund ta dëgjosh, ta vizitosh, t’i shkruash dhe ta përqafosh kur kjo të lejohet. Viktimave të babait tënd u kanë mbetur guri, fotografia, emri dhe mungesa.

Ke të drejtë ta duash babanë tënd. Por, kur kërkon ndërhyrje politike për ta nxjerrë atë nga pasojat e një aktgjykimi për torturë dhe vrasje, nuk mund t’i kërkosh njëkohësisht Kosovës të mbyllë sytë ndaj viktimave.

Përpara se t’u bësh thirrje partive që të bashkohen, shko te familjet e viktimave dhe dëgjoji ato, veçanërisht familjen e Behajdin Allaqit. Sepse pyetja nuk lidhet vetëm me momentin kur Hashim Thaçi do të kthehet te djali i tij.

Pyetja që mbetet është: kush do t’ua kthejë familjeve të tyre 96 të vrarët?


Shtuar më 5.10.2026 08:19

sultanbeyli escortjojobettipobetVaycasinoCasino welcome bonusjojobetmarsbahisesbetjojobetcasinoroyalKralbetKralbetjojobet girişJojobetjojobet girişKralbet girişKralbetbahsegelKralbetMarsbahiskingroyalsekabet girişsekabetjojobet girişbahsegelmarsbahis