Një grup kurdësh protestuan në Parlamentin Europian për çështjen e liderit të tyre Abdullah Ocalan.
Sot është përvjetori i arrestimit të tij nga autoritetet turke dhe ata kërkuan lirimin e liderit të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit.
Protestuesiti anashkaluan masat e sigurisë, hynë në sallën plenare të Parlamentit Evropian në Strasburg.
Protesta e kurdëve shkaktoi alarm në shërbimet e sigurisë së Parlamentit Europian, të cilët e larguan nga seanca plenare presidenten Roberta Metsola teksa evakuonin zonën. /albeu.com