Protesta qytetare në ditën e 113-të, nis grumbullimi në sheshin “Skënderbej” dhe kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

Protesta qytetare ka hyrë sot në ditën e 113-të.

Qytetarët janë mbledhur në sheshin “Skënderbej”, prej nga pritet të nisin marshimin përgjatë bulevardit në drejtim të Kryeministrisë. Pas mbërritjes para godinës së ekzekutivit, do të mbahen fjalime ku protestuesit do të shprehin shqetësimet dhe kundërshtimet e tyre ndaj politikave të qeverisë.

Të lidhura

None found

Kërkesa kryesore e protestuesve është largimi i Edi Ramës nga posti i kryeministrit. Në platformën e tyre kërkohet gjithashtu ngritja e një qeverie tranzitore me mandat 12-mujor, e cila do të përgatisë vendin për zgjedhjet e ardhshme.

Një tjetër kërkesë e tyre është shfuqizimi i disa nismave ligjore, të cilat, sipas protestuesve, cenojnë interesat e qytetarëve shqiptarë.

Organizatorët kanë bërë të ditur se tubimet do të vijojnë edhe gjatë ditëve në vazhdim dhe se protesta nuk do të ndërpritet pa u përmbushur kërkesat e tyre.


sultanbeyli escortparla iptvcasinofaststarzbetjojobetJojobetMarsbahispusulabetjojobetjojobetsuperbetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahismarsbahis güncel girişjojobetcasibomJojobet Girişsekabetholiganbet girişholiganbetholiganbetholiganbet girişholiganbet girişholiganbetholiganbetcasibombahsegel girişbahsegelholiganbetmarsbahiscasibom girişjojobet