Protesta për rrijen e çmimeve, qytetarja: U ngjajmë europianëve për skandale, por aspak për mirëqenie

Para Kryeministrisë po zhvillohet prosteta kundër rritjes së çmimeve. Një qytetare në protest ka folur me tone  të ashpra ndaj qeverisë duke thënë se as 10 lekë rritje çmimesh xhepi I shqiptarëve nuk i përballon dot.

Më tej ajo tha se ne u ngjajmë vendeve europiane për skandale, por aspak për mirëqenie.

“Pse jemi kaq të varfër? Pse nuk përballojmë rritje çmimesh me 10 lekë? Kush është au vend europian që nuk përballon rritjen e cmimeve me 10 cent? Në skandale u ngjajmë europianëve, por në mirëqenie fare. Pse? Sepse ne nuk jemi të varfër, por të vjedhur. Ne duam zgjidhje, sepse paguajmë taksa. Nëse kryemnistri do zgjidhje, të heqë dorë nga korrupsioni, pasurimi i miqve të vetë dhe të bëjë punën e tij”, tha një qytetarë./albeu.com

 

 


Shtuar 18.10.2021 18:41