Siç ishte lajmeruar në orën 11 ka nisur protesta e radhës e opozitës, kundër korrupsionit që ka përfshirë Bashkinë e Tiranës dhe aferave të rënda të kryebashkiakut socialist Erion Veliajt, të cilit tashmë i janë arrestuar pesë drejtues kryesorë të institucionit, bashkëpunëtorë të tij dhe anëtarë të shtabeve të tij elektorale në fushata.
Ndër folësit në protestë që bënë denoncime dhe i bënë thirrje, organeve të drejtësisë, ishte edhe z. Klevis Balliu, Sekretar Organizativ në PD.
“Erion Veliaj duhet të kuptojë që jo ky Duman, por dymijë Dumanë të ketë ai, nuk shopëton dot nga vjedhjet që i ke bërë qytetarëve të Tiranës. Për drejtorët e bashkisë që janë në burg, një pyetje kam për ata. A ju ka thënë Erion Veliaj juve se çfarë ka thënë në SPAK për ju?
A e dini ju pse ju jeni brenda dhe ai që ju ka marrë copën e madhe, është jashtë? Se në fakt juve atje nuk ju çon drejtësia, se këtu drejtësi nuk ka, por juve në burg ju ka çuar vetë shefi juaj, Erion Veliaj ju ka çuar atje, sepse Erion Veliaj kërkon të shpëtojë kokën e vet, kërkon të shpëtojë kokën duke arrestuar disa “ushtarë” mediokër”, – u shprehBalliu.