Protesta qytetare kundër qeverisë hyn sot në ditën e 106-të, ndërsa qytetarët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Edhe këtë të diel, protestës pritet t’i bashkohen shqiptarë nga diaspora, të cilët kanë udhëtuar nga vende të ndryshme të Evropës për të qenë pjesë e tubimit në Tiranë dhe për të shprehur mbështetjen e tyre ndaj lëvizjes.
Të lidhura
None found
Sipas organizatoreve të protestuesve, pjesëmarrja e diasporës i jep një tjetër dimension dhe impuls lëvizjes qytetare. Ata kanë deklaruar se protesta dhe qëndresa do të vijojnë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre politike.
Protestat, të nisura 106 ditë më parë, vijojnë të mbajnë në fokus kërkesat politike dhe kundërshtimin ndaj qeverisë.
