Ditën e sotme, qytetarë të shumtë janë mbledhur sërish para ambienteve të Bashkisë së Tiranës, ku dhe po zhvillojnë protestën e tyre të radhës, duke kërkuar dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.
Tensionet kanë ardhur pas fjalës së përfaqësuesve dhe aktivistëve të opozitës, këtë të martë kjo protestë është hapur me flakadanë e shishe molotovi, teksa në podium ishte demokrati Klevis Balliu
Siç shihet edhe nga pamjet, protestuesit kanë hedhur molotovë në drejtim të hyrjes së Bashkisë së Tiranës, ndërkohë dhjetëra efektivë policie qëndrojnë para tyre.
Për fat të mirë molotovët nuk kanë kapur efektivët, por kanë shpërthyer në shkallët e hyrjes së Bashkisë.
Me pankarta në duar, protestuesit kërkojnë largimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, pas skandalit me dosjen “5D”, ku në pranga ranë disa drejtorë të Bashkisë së Tiranës dhe janë nën hetim dhe disa të tjerë.
Kjo nuk është hera e parë që qytetarët janë mbledhur para këtij institucioni.
Kujtojmë që protestat e kaluara para ambienteve të Bashkisë së Tiranës, agravuan në përplasje fizike