Protesta e opozitës, ironizon qytetari: Tani presim të paguajmë taksa edhe kur flemë me gruan

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” ka filluar të mbushet ndërsa pritet që qytetarë të tjerë t’i bashkohen në minutat në vijim, ndër ish-kryeministri Berisha ndodhet ende në “Selinë Blu” .

Një prej qytetarëve i pranishëm në tubim ka rendituar disa prej shkaqeve se pse duhet të protestohet kundër kësaj qeverie, madje duke mos e kursyer as ironinë, ku thotë se tani presin që të taksohen edhe kur flenë gjumë me gruan e tyre.

“Na ka ngel tani të paguajmë taksë edhe kur flemë me gruan. Tjetër gjë nuk na ka mbet. Turpi  Zotit. Kryeministër më të dobët nuk mbaj mend ndonjëherë”, tha ai./albeu.com


Shtuar 12.11.2022 16:15