Qytetarët janë mbledhur fillimisht në sheshin Skënderbej dhe më pas kanë nisur marshimin në drejtim të Kryeministrisë.
Gjatë lëvizjes së tyre protestuesit kanë bërë thirrje për “Shqipëri e Re”.
Të lidhura
None found
Kërkesa kryesore, të cilën e cilësojnë të panegociueshme, është largimi i menjëhershëm i Edi Ramës nga posti i kryeministrit.
Protestuesit kërkojnë gjithashtu ngritjen e një qeverie tranzitore me mandat 12-mujor, e cila do të përgatisë vendin për zgjedhjet e ardhshme. Në platformën e tyre përfshihet edhe shfuqizimi i disa nismave ligjore, të vlerësuara si të dëmshme dhe në kundërshtim me interesat e qytetarëve shqiptarë.
