Dy ditë pas protestës së 8 janarit të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha te selia blu, kryetari i PD-së Lulzim Basha ka mbledhur Kryesinë.
Rendi i ditës do të jetë “Diskutim mbi situatën e krijuar pas dhunës së paprecedent ndaj të gjithë anëtarëve të organeve të Partisë dhe selisë së PD gjatë protestës së 8 Janarit”.
Njoftimi i Bardhit:
Te nderuar anëtarë të Kryesisë,
Sot në orën 18:30, me kërkesë të Kryetarit të Partisë, do të mblidhet Kryesia e Partisë, me rend dite “Diskutim mbi situatën e krijuar pas dhunës së paprecedent ndaj të gjithe anëtarëve të organeve të Partisë dhe selisë së PD gjatë protestës së 8 Janarit”.
Me respekt,
Sekretari i Përgjithshëm
Gazment Bardhi