Protesta e 11 korrikut, thirrja e deputetes: Keni një mijë arsye për të protestua

Deputetja demokrate Zheni Gjergji i ka drejtuar një apel qytetarëve që të marrin pjesë në protestën e 11 korrikut të thirrur nga Partia Demokratike, ndërsa rendit si arsye për të protestuar edhe skandalin te spitali Onkologjik pranë QSUNT.

Gjergji shprehet se Onkologjiku është pasqyrë e qeverisë Rama.

“Skandali te Onkologjiku dhe ajo çfarë po ndodh me mungesën e medikamenteve është pasqyra e gjendjes në të cilën ndodhet shëndetësia shqiptare.

Alarmet për këtë sistem jetik janë dhënë me kohë. Problemet e thella dhe reale nuk mund të mbulohen nga propaganda e ditës. Ata që kanë hall, që janë çdo ditë në dyert e spitaleve, pacientët dhe familjarët e tyre e dinë të vërtetën.

Për ta, dhe për interesin publik, kam thirrur në interpelancë nesër në Kuvend, Ministren e Shëndetësisë, Albana Koçiu.

Jo llafe boshe, jo strategji PR e marketing.

Por thjesht dhe shqip:

Pse mungojnë ilaçet❓

Pse qytetarët në ditët e tyre më të vështira, nuk e kanë shtetin ku kanë kontribuar në krah, por duhet të bëjnë edhe më shumë sakrifica për të shkuar tek privati❓

Pse kërkohen fajtorë ngado, kur përgjegjësi është ai që erdhi në pushtet me premtimin: shëndetësia falas❓

Sot shqiptarët janë më të varfër, shërbimi shëndetësor është kthyer në mollë e ndaluar.

Qytetarët kanë një mijë arsye për të protestuar mes tyre edhe për shërbimin shëndetësor.

Prandaj do të jemi të gjithë bashkë në 11 korrik, ora 20:00, për të protestuar”, shprehet Gjergji.


Shtuar 3.07.2024 17:54

Tags: ,