Taulant Balla e përshkruan këtë situatë si “protesta e Saliut”. Në vijim, ai përmend “prurjet e kënetës opozitare” dhe shkon deri te “sorra inkubatorësh të urrejtjes nga Prishtina dhe Tetova, të maskuar si shqiponja diaspore”.
Në fillim u etiketuan si “agjentë rusë”. Më pas si “iranianë”. Më vonë në listë hynë “serbët” dhe “grekët”. Tani, sipas të njëjtit model, janë vënë në shënjestër edhe shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
Të lidhura
None found
Gjithçka lë të kuptohet se qeveria ka nevojë të gjejë vazhdimisht një kundërshtar të ri, në mënyrë që të shmangë përgjigjen për arsyet që i shtyjnë qytetarët në protestë. Kur propaganda nuk mjafton më, ndryshon objekti i sulmit.
Ajo që bie më shumë në sy është fakti se tani baltosja po shtrihet edhe mbi shqiptarët përtej kufirit. Ata që më 28 Nëntor i quajmë vëllezër dhe për të cilët theksojmë me krenari se jemi një komb, papritmas përshkruhen si “inkubatorë urrejtjeje” vetëm pse marrin pjesë në një protestë.
Sa herë që “armiku” i protestës ndërrohet nga një javë në tjetrën, problemi nuk qëndron te protestuesit. Problemi është te qeveria, e cila, pasi mbaron me armiqtë e jashtëm, arrin deri aty sa të shpallë armiq edhe shqiptarët.
Në këtë logjikë, duket se do të mbetej pa u shpallur armik vetëm ai që pajtohet me Ramën.
