Prostitucion në qendër masazhesh, në pranga 7 të rinj në Tiranë

Shtatë të rinj kanë rënë në prangat e policisë në Tiranë, pasi ushtronin prostitucion në një qendër masazhesh që administronin në Unazë të Re.

Policia bën me dije se ka sekuestruar 7 aparate celulare, 1 njësi kompjuterike, 1 DVR dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Njoftimi i Policisë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Tiranë arrestuan shtetasit Xh. M., 26 vjeç, A. H., 25 vjeç, F. S., 24 vjeçe, G. S., 24 vjeçe, G. Xh., 23 vjeçe dhe A. Xh., 22 vjeçe, të gjithë banues në Tiranë.

Këta shtetas administronin një qendër masazhesh në Unazë të Re, në të cilën ushtrohej aktiviteti i paligjshëm të prostitucionit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 7 aparate celulare, 1 njësi kompjuterike, 1 DVR dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale./albeu.com/


Shtuar 28.03.2023 14:00