Jose Feliciano, bashkëpronar i ClearLake Capital, ka deklaruar se ulja e faturës së pagave mbetet një prioritet për klubin.
Feliciano sugjeron se kostot e pagave duhet të shkurtohen me më shumë se gjysma e shpenzimeve aktuale.
“Ne kemi blerë një aset që është shumë i lakmuar nga shumë blerës të tjerë të mundshëm”, ka thënë fillimisht Feliciano në një konferencë të kompanisë në Paris.
“Në fund të fundit, ne jemi jashtëzakonisht të lidhur me atë bazë mbështetësish dhe tifozësh, sepse mënyra më e mirë për ta bërë klubin tonë më të vlefshëm është fitorja”.
“Ekipi pati një sezon të parë të vështirë, sezonin tonë të parë. Ne kemi një sasi të jashtëzakonshme talentesh”.