Prokuroria Sarandë sekuestron hotelin “Oasis” në pronësi të vëllait të Edmond Papës

Prokuroria e Sarandës, ka vendosur sekuestrimin e një hoteli 6-katësh të quajtur “Oasis”, në pronësi të Alqi Papa. Gazetarja e njohur  Klodiana Lala, raporton se sipas burimeve hetimore, objekti dyshohet të jetë pjesë e një procedure pasurore që lidhet me hetime në vazhdim, ndërsa vendimi i sekuestrimit është ekzekutuar nga autoritetet kompetente.

Alqi Papa, është vëllai i Edmond Papës, i cili humbi jetën në një atentat të mëparshëm.

Të lidhura

None found

Vrasja e Edmond Papës

Edmond Papa u ekzekutua pasditen e 16 dhjetorit 2022 në një lokal në zonën e Selitës teksa ishte duke pirë kafe. 49-vjeçari dyshohet se ka qenë shumë i implikuar në trafikun e drogës nga Turqia në Shqipëri dhe nga Shqipëria në Angli. Po ashtu ka dyshime se ai merrej me pastrim parash. Papa jetonte mes Sarandës dhe Fierit por udhëtonte dhe shpesh jashtë vendit.

Albano Velo dhe Andrew (Edvin) Bode janë identifikuar nga Policia e Shtetit si dy personat që kanë planifikuar dhe vrarë biznesmenin Edmond Papa. Velo ka pasur rolin e vëzhguesit, ndërsa Bode, atë të ekzekutorit. Vrasja e Papës dyshohet se është bërë si hakmarrje ndaj ekzekutimit të 27-vjeçarit Aleksandër Sadikaj, i cili u vra me shpërthim të eksplozivit në makinë. Velo është vënë në pranga, ndërsa po hetohet dhe babai i tij, Dilaver Velo, i cili ishte punonjës policie në Komisariatin nr.4 në Tiranë, por pas përfshirjes së djalit në këtë ngjarje, u shkarkua.


https://zoopalic.com/