Prokuroria ka dhënë aprovim që Ervin Muça, ish drejtori i IT në policinë e shtetit, i cili tashmë është nën hetim të dëshmojë në Komisionin Hetimor për sistemin TIMS.
Kryetari i këtij komisioni, Ervin Salianji lexoi përgjigjen e Prokurorisë, ku ndër të tjera thuhet se për shkak të ruajtjes së hetimit, marrja në pyetje e Muçës, do të duhet të bëhen në disa pjesë, pa praninë e mediave.
Kujtojmë se Muça dyshohet se ka bërë ndërhyrje të paautorizuar në sistemin tim, kur ishte në detyrë.