Pas bastisjes së rezidencës së ish-presidentit Donald Trump, ka reaguar për herë të parë edhe ish-zv/presidenti Mike Pence.
Pence i ka bërë thirrje Prokurorit së Përgjithshëm të SHBA-së, Merrick Garland, t’i japë publikut llogari se përse u krye urdhri i kontrollit në pronën e ish-presidentit Donald Trump në Mar-a-Lago.
Përmes disa postimeve në Tëitter, Pence, i cili është distancuar nga Trump mes dyshimeve se ai mund të nisë një kandidim presidencial në 2024, tha se ai është thellësisht i shqetësuar për kërkimin e paprecedentë të kryer në pronën e ish-presidentit Trump.
“Në historinë amerikane, asnjë ish-president i Shteteve të Bashkuara nuk i është nënshtruar ndonjëherë një bastisjeje në rezidencën e tyre personale”, shkroi ai.
Pence tha gjithashtu se kontrolli minon besimin e publikut në sistemin amerikan të drejtësisë.
“Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland duhet t’i japë llogari popullit amerikan se pse u ndërmor ky veprim. Kjo llogaridhënie duhet të ndodhë menjëherë”, shtoi ai.