Prodhonte dhe shiste kanabis, arrestohet 19 vjeçari

Një 19 vjeçar nga Fieri është arrestuar pasi akuzohet për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

I riu me emrin Adis Caka është arrestuar teksa pas një kontrolli të kryer në shtëpinë e tij, ju gjetën sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike të tipit “cannabis sativa”.

Ndërkohë nga ana e policisë vijon puna për të kapur edhe personat e tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Njoftimi i Plotë

Fier

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Sekuestrohet lëndë narkotike cannabis sativa, në pranga poseduesi i saj.

Në vijim të punës për parandalimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Adis Caka, 19 vjeç, banues në Fier.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 19-vjeçarit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2.1 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”.


Shtuar 25.05.2021 09:01