Në Undrof të Zvicrës janë sekuestruar rret 2 milionë dollarë amerikanë falsë dhe 240 kg marijuanë, ndërsa në pranga është vënë një zviceran dhe një shqiptar. Mediat atje bëjnë me dije se paratë e falsifikuara silleshin prej vitesh në Shqipëri, ndërsa zvicerani i arrestuar kishte precedentë të ngjashëm edhe në Kosovë në 2012.
Aksioni nisi më 16 nëntor, ku forcat e policisë kontrolluan një fabrikë prodhimi të regjistruar për kërpin legal të kanabidiolit (CBD) në Urdorf
Së pari, oficerët e policisë gjetën një të ashtuquajtur pjalmues, me të cilin mund të merren kristalet e rrëshirës nga sythat e vegjël të luleve të kërpit. Këto nga ana tjetër mund të përpunohen dhe kthehen në marijuanë. Për shkak të dyshimit të fortë se në kompani prodhohet kanabis, policia e kantonit ka kryer kontroll në shtëpi. Shërbimet e policisë hasën në rreth 240 kilogramë marijuanë me vlerë rreth një milion franga zvicerane, rreth 600 kilogramë kërp legal CBD dhe dy burra që ishin të zënë me prodhimin e kartëmonedhave të falsifikuara 50 dollarëshe. Sipas policisë, në një paletë ruheshin kartëmonedha gjysmë të gatshme të printuara pjesërisht.
48-vjeçari Enis S. mësohet se ka sjellë gradualisht një pjesë të parave të falsifikuara në atdheun e tij origjinal, Shqipëri, në një vend të fshehtë në makinën e tij.
Loris G. së fundi ka jetuar në një pension në kantonin e Thurgaut. Pronarja e tij i tha kësaj gazete se 70-vjeçari tani është në paraburgim në burgun Ëinterthur për më shumë se një muaj pasi bastisja në Urdorf u zhvillua më 16 nëntor. Nëse shpallet fajtor, dyshja e dyshuar përballet me disa vite burg.