Ferdinand Gjana, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare, i ftuar në A2 ka deklaruar se “procesi i Berlinit ka patur ndikim të padiskutueshëm, pasi vetë takimi me krerët e BE-së ishte i rëndësishëm për t’i mbajtur vendet si Shqipëria më afër Evropës”.
Por, sipas tij, “nga ana tjetër, rezultati nuk ishte sipas pritshmërisë”.
Të lidhura
None found
“Ishte një proces shumë pozitiv, por jo i mjaftueshëm. Kishte një konsensus që Berlini ta udhëhiqte këtë proces, por ndodhi ndryshimi i presidencës, e mori Franca, dhe kjo solli stepje të Gjermanisë në kuadër të procesit të Berlinit dhe politikave të tjera. Më pas, Brexit-i frenoi më tej proceset që po zhvilloheshin lidhur me rajonin tonë”, shpjegoi Gjana.
