Privatizimi i ish-klubit Partizani, arrestohet në Rinas Jamarbër Malltezi

Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, është ndaluar në Rins mbrëmjen e sotme, 21 tetor 2023.

Mësohet se Malltezi ishte duke u kthyer nga një vend i Bashkimit Evropian kur është ndaluar në ambientet e Rinasit.

Urdhri për ndalimin e tij është firmosur nga prokurori i posaçëm Arben Kraja.

Sakaq, bëhet me dije se ai është arrestuar për aferën e privatizimit të ish klubit Partizani.

Disa ditë më parë Kreu i SPAK, Altin Dumani tha se po hetohet në mënyrë aktive për këtë aferë.

Lexo edhe: Kompleksi “Partizani”, arrestohet ortaku i Jamarbër Malltezit

Ka qenë kreu i grupit Parlamentar në PS, Taulant Balla i cili ka paditur në vitin 2020, ish-kryeministrin Sali Berisha, ish-ministrin të Mbrojtjes Arben Imami, anëtarë të tjerë të qeverisë së drejtuar nga Berisha, Jamarbër Malltezi, dhëndrin e Sali Berishës, përfitues direkt i kësaj prone si dhe drejtues të shtabit të ushtrisë shqiptare bashkë me administratorët dhe aksionerët e dy kompanive ndërtuese në atë kompleks.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po e heton çështjen e privatizimit të kompleksit “Partizani” për pastim parash. /Albeu.com