Prishja e banesave, banori-Ramës: Ose me Kushtetut ose me Kanun, shtëpinë nuk ma prishni dot

Protesta kundër shembjes së banesave në zonat e Laprakës, Paskuqanit dhe “5 majit” po vijon përpara kryeministrisë.

Banorët thanë se kjo do të jetë protesta e fundit e qetë, pasi paralajmëruan mundësinë e nisjes së një greve urie dhe protestave të dhunshme.

Njëri prej banorëve u shpreh se nëse nuk zbatohet Kushtetuta, ata do të zbatojnë Kanunin.

“Nëse doni gjak të parin e keni tek shtëpia ime. Nëse nuk zbatoni Kushtetutën. Unë i pari me vëllezër e motra, do zbatoj Kanunin. Nuk kam frikë. Unë jam i vdekur nëse më prish banesën time. Nëse më prish banesës që kam 30 vite, do ta mbroj me gjak. Më mirë hajde më vrit se të më lësh në rrugë të madhe. Nëse ti nuk vjen, do të të gjejë një gjë që ti nuk e mendon”, thotë banori./albeu.com/