Prishet motori, avioni i linjës Tiranë-Bolonja bën ulje të detyruar në Bari

Avioni i linjës Tiranë-Bolonja i cili ishte nisur nga Rinasi, ku brenda tij udhëtonin pasagjerë shqiptarë ka përjetuar panik në ajër, pasi njëri nga dy motorrët ka dalë jashtë funksionit.

Grafika e mësipërme tregon se si avioni është rrotulluar disa herë në ajër, duke ngjallur panik tek pasagjerët.

Pas disa rrotullimeve aioni ka bërë ulje të detyruar në Bari.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane fluturimi i Albaëings AWT 229 Tiranë-Bolonjë është detyruar të ulet në Bari, pasi teksa fluturonte 11 mijë metra mbi Adriatik, mbi zonën e Garganos është hasur një defekt në njërin nga dy motorët.

Për fat të mirë, avioni ka mundur të ulet në pistën e aeroportit të Barit pa probleme.

Incidenti ndodhi në orët e vona të mëngjesit të 3 nëntorit, në orën 13.12, avioni i linjës ajrore shqiptare me kosto të ulët preku pistën e “Karol Wojtyla” në Bari, saktësisht një orë pas nisjes nga Tirana.

Devijimi nga rruga e pritshme ka ndodhur pikërisht në zonën e Viestes. “Boeing 737”, i cili ka mbi 30 vjet funksionim, u ul në Bari me vetëm një motor të ndezur.

Manovrat emergjente në aeroportin e Barit shkaktuan vonesa për avionët e tjerë në nisje dhe mbërritje. Por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar apo dëme në objektet apo automjetet e aeroportit.

 


Shtuar 3.11.2023 19:56