“Prindërit kishin konflikte me njëri-tjetrin!” Merren në pyetje fëmijët e 41-vjeçares së vetëvrarë në Durrës

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Durrës, ku 41-vjeçarja Bedrie Loka i dha fund jetës duke pire fostoksinë, pasi ishte bullizuar dhe denigruar nga një profil fals në emër të saj në rrjetin social “TikTok”.

Burime bëjnë me dije se përos bashkëshortit, në pyetje janë marrë edhe fëmijët e të ndierës, të cilët kanë deklaruar se prindërit kishin konflikte me njëri-tjetrin.

Bashkëshorti i viktimës është shoqëruar për herë të dytë në policinë e Durrësit, pasi është shoqëruar njëherë edhe mbrëmjen e djeshme (5 janar), për të dhënë dëshminë tij në lidhje me ngjarjen.

Sakaq, ky i fundit mësohet se kishte fshehur edhe dy telefonat e tij në banesa të ndryshme, të cilët janë gjetur nga efektivët e policisë.

Dëshmia e bashkëshortit, Xhemal Loka

Xhemal Loka në dëshminë e dhënë për policinë është shprehur se gruaja e tij ka patur stres e ankth kohët e fundit. Sipas tij, bashkëshortja Bedrie Loka mund ta ketë kryer aktin e vetëvrasjes pasi rreth një vit më parë persona të paidentifikuar i kanë hapur një adresë në rrjetin social TikTok me emrin e saj, ngjarje për të cilën viktima kishte bërë edhe një kallëzim penal.

Xhemal Loka ka deklaruar se një natë para ngjarjes e shoqja ka qenë në rregull dhe s’ka patur shqetesime. Ai ka treguar se e kanë kaluar mbrëmjen në rregull duke festuar Vitin e Rim, por sipas tij prej kohësh gruaja kishte shfaqur shqetësime pasi nuk përballonte dot fotot denigruese ndaj saj të publikuara në TikTok.

Xhemail Loka ka dëshmuar se mëngjesin e 2 Janarit është çuar dhe ka parë bashkëshorten të shtrirë përtokë te dhoma e ndenjes, në mes të shtëpisë.

Me automjetin e vëllait të tij e kanë trasnportuar në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës ku mjekët i kanë komunikuar se ajo kishte konsumuar fotosksinë. Më pas e kanë nisur ambulancë në drejtim të QSUT për mjekim më të specializuar ku është vendosur në reanimacion, por për shkak të gjendjes së saj të rënduar shendetsore ka ndërruar jetë.


Shtuar 6.01.2024 11:09