Prindërit kërkojnë rihapjen e kopshtit të “Turgut Ozal”: E ardhmja e fëmijëve tanë nuk është telenovelë turke

Prej mëngjesit të sotëm, prindër dhe fëmijë janë duke protestuar para Kryeministrisë pas vendimit të Qeverisë për mbylljen e kopshtit të “Turgut Ozal” pak ditë më parë.

Prindërit kërkojnë anulimin e këtij vendimi, madje kanë paralajmëruar se do të bëjnë një padi civile në Strasburg.

Një prej prindërve ka kërkuar që Rama të bëjë hap pas pasi sipas saj e ardhmha e fëmijëve të tyre nuk i ngjan një telenovele turke.

Kopshti në fjalë ishte një ndër më të mirët në Shqipëri, megjithatë MAS vendosi ta mbylle me argumentin se kishte shkelur ligjin pas ndryshimit të godinës edhe pse ka dyshime të forta se vendimi në fakt është i lidhur me një kërkesë nga Presidenti i Turqisë, Erdogan. Këtë fakt e konfirmuan edhe mediat turke pranë qeverisë, të cilat dje shkruajtën se kopshti dhe kolegji i vajzave “Mehmet Akif” u mbyllën me kërkesë të Presidentit Erdogan./albeu.com