Princi William dhe Kate Middleton do të shpërngulen nga Londra për në ëindsor.
Çifti mbretëror së bashku me fëmijët e tyre do të shkojnë për të jetuar më afër Mbretëreshës Elizabeth II, në qytetin e vendosur në Berkshire të Anglisë.
Duka dhe Dukesha e Kembrixhit kishin parë për shkolla në Berkshire për fëmijët dhe thuhet se e kanë gjetur shkollën e përshtatshme.
US Sun raportoi se familja do të jetojë në Adelaide Cottage në kështjellën Windsor, por kjo është e pakonfirmuar. Prona është rinovuar së fundmi dhe është përdorur si një rezidencë për miqtë mbretërorë për 60 vjet.
William dhe Kate do ta mbajnë shtëpinë e tyre në Londër, apartamentin në Pallatin Kensington dhe pronën e tyre në Norfolk, Anmer Hall, por do të zhvendosen për të jetuar në Windsor.