Djali i dytë i Mbretëreshës, Princi Andrew, ka rezultuar pozitiv me Covid.
Lajmin e ka bërë të ditur BBC, e cila shkruan se këtë gjë e ka bërë të ditur Buckingham Palace me anë të një njoftimi për mediat.
“Pas kryerjes së një testi rutinë, Duka i Jorkut ka rezultuar pozitiv për Covid dhe me keqardhje nuk do të marrë më pjesë në shërbimin e nesërm të Ditës së Falënderimeve. Ne e kuptojmë se ai e ka parë Mbretëreshën në ditët e fundit, por ka kryer testime të rregullta dhe nuk e ka parë atë që kur rezultoi pozitive”, tha një zëdhënës i pallatit.