Prezantuesi humb durimin live në transmetim, hedh në tokë gjithçka i del para dhe braktis studion (VIDEO)

Një incident ka ndodhur në televizionin FOX News në Turqi, ku prezantuesi Selcuk Tepeli, gjatë një kronike për fermerët është zemëruar dhe ka shpërthyer live e më pas ka braktisur studion.

Reagimi i tij erdhi pasi shumë fermerë kanë braktisur punën.

Pasi hodhi gjithçka që i doli para, ai tha “gjysma e fermerëve te vendit kanë lënë punën” dhe u largua.

Pak sekonda më vonë, ai u kthye në studio dukshëm më i qetë dhe i kërkoi regjisorit të kalonte në kronikën tjetër./albeu.com


Shtuar 21.05.2022 19:38