Hetimet për mjekun popullor Frederik Frrokaj, janë mbyllur nga ana e Prokurorisë. Vëllai i ish-deputetit të PD-së, pretendonte se kishte zbuluar ilaçin kundër Covid-19.
Ai reklamonte ilaçin e palicensuar në rrjetin sociale Facebook. Frrokaj, shiste një flakon preparat 20 mijë lekë. Ai pretendonte se ishte mjek mirëpo nuk ishte i liçensuar si i tillë.
Frederik dhe Henri Frrokaj përzienin acid klorhidrik me ujë dhe u bënin thirrje qytetarëve që t’i blenin për të kuruar koronaviruësin.