Presidentja e Hungarisë vjen sot në Tiranë (Axhenda)

Me ftesë të presidentit Bajram Begaj, sot vjen në Shqipëri Presidentja e Hungarisë, Katalin Novak.

Novak do të pritet me ceremoni shtetërore nga Presidenti Bajram Begaj. Ceremonia zyrtare e mirëseardhjes do të nisë në orën 10:00 në Presidencë. Pas një takimi kokë më kokë, dy homologët do të mbajnë edhe një konferencë për shtyp, e cila do të nisë në orën 11:30.

Siç bën me dije zyra e shtypit të Presidencës, në qendër të bisedimeve, do të jenë zhvillimi i marrëdhënieve politike dhe ekonomike midis dy vendeve, bashkëpunimi me Hungarinë në funksion të procesit të integrimit të Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe zhvillimet e reja gjeopolitike të ndikuara nga agresioni ushtarak rus në Ukrainë.

Gjithashtu presidentja hungareze pritet të mbajë fjalë përshëndetëse në Kuvendin e Shqipërisë, në orën 13:00./albeu.com/