Greqia goditet nga dy tërmete në pak orë

Mëngjesin e kësaj të hëne, janë regjistruar dy tërmete në Kretë. I pari ishte ai i orës 05:07, me magnitudë 4 të shkallës Rihter, i karakterizuar si “i dobët”, që ka ndodhur në zonën detare 50 kilometra në Greqia goditet nga dy tërmete në pak orë Veri të Heraklionit të Kretës, ose 293 kilometra në jug-juglindje.

Tërmeti tjetër me magnitudë 4.2 ballë të shkallës Rihter, ka ndodhur në orën 07:24 në zonën detare 51 kilometra në veri të Heraklion, Kretë.

Këto janë të dhënat e publikuara nga Instituti Gjeodinamik i Observatorit Kombëtar të Athinës.

Thellësia fokale vlerësohet në 14 kilometra.

Fatmirësisht nuk raportohet për dëme materiale.


Shtuar 29.04.2024 08:00